Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai turk Recep Tayyip Erdogan kanë diskutuar përmes telefonit mbi statusin e Fethullah Gulen, i cili është banor në Amerikë .

Përveç bisedës ditën e martë, Turqia ka dërguar dokumente tek qeveria amerikane, të cilat janë duke u rishikuar në mënyrë që të vendoset nëse janë te mjaftueshme për ekstradimin e Gulen.

Turqia ka fajësuar Gulen për organizimin e grusht shtetit të dështuar, akuza këto që Gulen i ka mohuar.

Zëdhënësi nga Shtëpia e Bardhe, Josh Earnest, ka thënë që Obama ia ka bërë të qartë Erdoganit që “Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin terroristët. SHBA-ja nuk mbështet individë të cilët komplotojnë për rrëzimin e qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike. Shtetet e Bashkuara ndjekin sundimin e ligjit”

Ai gjithashtu ka shtuar që vendimi për ekstradimin e Gulen nuk do të bëhet nga Obama mirëpo duke u bazuar në një traktat për ekstradim në mes të Turqisë dhe Amerikës.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here