Facebook tha se ka fshirë plot 1.5 milion video në nivel botëror të sulmit terrorist ndaj dy xhamive në Zelandë të Re.

Brenda 24 orëve të para të sulmit terrorist në Zelandë të Re, gjiganti i rrjetit social “Facebook” ka bllokuar 1.2 milion video gjatë ngarkimit.

“Në 24 orët e para kemi fshirë 1.5 milion video të sulmi në mbarë botën, ku 1.2 milion video janë bllokuar gjatë ngarkimit…” tha Facebook në rrjetin social Twitter.

Kompania tha se do t’i fshijë të gjitha versionet e redaktuara të videove që nuk përmbajnë përmbajtje grafike për respekt të njerëzve të vrarë në xhami dhe shqetësimeve të autoriteteve lokale.

Terroristi Brenton Tarrant, 28-vjeçar, sulmoi dy xhami në qytetin e Christchurch gjatë namazit të së premtes dhe vrau 50 persona dhe dhjetëra të plagosur.