Rrjeti më i madh social në botë Facebook ka filluar ta shfrytëzojë inteligjencën artificiale për t’i identifikuar përdoruesit që rrezikojnë ta vrasin veten.

Ky rrjet social ka zhvilluar algoritme përmes së cilave mund t’i spikasin postimet e anëtarëve dhe të miqve të tyre që komentojnë aty, shkruan BBC .

Shefi i linjës së ndihmës tha që ky veprim nga ana e tyre ishte jo vetëm ndihmues por edhe kritik.

Momentalisht ky program po testohet vetëm në Amerikë dhe e shënon përdorimin e parë të teknologjisë AI për t’i rishikuar mesazhet në Facebook.

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg lajmëroi muajin e kaluar që ai po ashtu shpreson se këto algoritme mund të shfrytëzohen për t’i identifikuar edhe postimet e terroristëve.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here