Brendi amerikan i rrobave “J Crew”, është komentuar për lansimin e fanellave për djem të vegjël me sloganin “Edhe unë jam gjithashtu feminist”.

Kjo fanellë është realizuar si pjesë e bashkëpunimit me Prinkshop, brend ky që krijon rroba me synim ngritjen e vetëdijes për çështje të rëndësishme si kontrolli i armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të drejtat riprodhuese të grave dhe qasja në edukim.

Ky produkt që shitet për 16 funte e gjysmë, është lëvduar për inkurajimin e djemve të vegjël që ta kuptojnë më mirë dhe ta përkrahin barazinë gjinore.

“Kjo është e mrekullueshme. Do të doja sikur të mos ishte shitur aq shpejtë”, ka shkruar me ngazëllim një person në Instagram.