Disa fansa të AC Milan, e kanë gjuajtur portierin e tyre, Gianluigi Donnarummën me bankënota të rrejshme gjatë ndeshjes së Italisë U-21 me Danimarkën.

Ndeshja e grupit B në Kampionatin Evropian për grupmoshat nën 21, u desh që të ndalet përkohësisht derisa fusha të pastrohej.

Ky reagim i tyre erdhi pasi që portieri tinejxher i Milan refuzoi një kontratë të re me AC Milan, duke bërë që shumë njerëz ta akuzojnë atë dhe agjentin e tij, Mino Raiola, për lakmi, pasi që ai ia ktheu shpinën klubit të tij të fëmijërisë shkaku i pagës.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here