Mesfushori i Lyon-it, Nabil Fekir, me shumë gjasë do të largohet nga ky klub gjatë kësaj vere.

Këtë lajm e ka bërë të ditur presidenti i gjigantit francez, Jena-Midhel Aulas për ueb-faqen zyrtare të klubit.

25 vjeçari raportohet të ishte afër transferimit te Liverpool-i verën e kaluar, mirëpo Të Kuqtë ishin tërhequr të shqetësuar lidhur me një lëndim të tij në gju.

“Nuk kemi të reja. Po presim për propozime në ditët në vijim por për momentin nuk kemi asnjë të tillë”, ka thënë Aulas.