Këtë të diele, më 18 qershor, u shënua dita e çlirimit të qendrës së Drenicës, por aty nuk u pa ndonjë organizim institucional në nderim të asaj date .

Pavarësisht kësaj, hyrja e forcave të NATO-s dhe largimi i trupave serbe nga ky vend përbën një datë të rëndësishme për skendarajasit.

Në fakt të vetmen gjë që bënë drejtuesit komunalë në 18 vjetorin e çlirimit ishin homazhet që u bënë pranë shtatores së Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe në Kompleksin Përkujtimor në Prekaz.

Edhe Grupi Kolonia e Artistëve nisi sivjet një aktivitet që pritet të vazhdojë edhe viteve në vazhdim.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë zyrtarët komunalë për të marrë një përgjigje se pse nuk u shënua kjo ditë me më shumë aktivitete, mirëpo ata nuk ishin të qasshëm të dielës.

Kronikë nga Mejreme Gashi

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here