Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë përkrahje për projektet e reja nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë (UEFA).

Konfirmimi ka ardhur nga Zoran Lakovic, Drejtor i Federatave Kombëtare pas takimit me Kryetarin e Federatës Agim Ademi dhe Sekretarin e Përgjithshëm Eroll Salihu.

Po ashtu, zyrtarët e UEFA-s u njoftuan për gjendjen aktuale në FFK, me ç’rast ata u informuan për gjithçka që ka ndodhur kohët e fundit, njofton Federata e Futbollit të Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Përveç shqetësimit të tyre për rastin që ka ndodhë, zyrtarët e UEFA-s u zotuan se presidenti i FFK-së dhe Komiteti Ekzekutiv e kanë përkrahjen e vazhdueshme dhe e presin verdiktin e fundit të drejtësisë, duke shpresuar që çështja do të zgjidhet drejtë, në mënyrë që FFK-ja të vazhdojë rrugën e saj të suksesit.