Në qytetin e Bujanocit do të mbahet java e filmit të Kosovës, e cila u organizua nga  Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës së këtij qyteti.

Kjo javë do të fillojë të mbahet nga data 10  deri në 15 dhjetor, të këtij viti, gjatë këtyre ditëve do të shfaqën pesë filma të metrazhit të gjatë që janë realizuar në vitet e fundit në Kosovë.

“Java e filmit do të hapet me filmin e regjisorit Ismet Sijarina; “Nëntor i Ftohtë”, dhe do të vazhdoj me “Home Sweet Home” nga Faton Bajraktari, “Tri Dritare dhe Një Varje” nga Isa Qosja, “T’padashtun” nga Edon Rizvanolli, dhe “Një Tregim Prishtine” nga Burbuqe Berisha”, bënë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës.

Këta filma do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës çdo ditë në 17:00, përcjellë Klan Kosova.