Bayerni i Mynihut “frikëson” Borussian e Dortmundit me fitoren e pestë radhazi në Bundesligë në fushën e Eintrachtit të Frankfurtit.

Kampionët në fuqi zhvilluan një ndeshje perfekte në “Commerzbank-Arena” ku realizuan tri herë, pas pësuar asnjë gol.

Zhbllokoi takimin në minutën e 35-të veterani Franck Ribery pasi u shërbye me zgjuarsi nga Robert Lewandowski.

Francezi realizoi të dytin personal në të 79-ën, këtë radhë pasi mori një pasim nga Kimich, ndërsa shifrat në 0-3 i vulosi Rafinha pak para fundit.

Për të mbrojtur titullin kampion, që u kërcënohet nga Dortmundi, bavarezët duhet të rikuperojnë 6 pikë në fazën e dytë, një mision i vështirë por jo i pamundur për një ekip ekspert si Bayerni, shkruan supersport.al, transmeton Klan Kosova.