Me fillim nga ora 20:45 sonte zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Maltës, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast, trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë publike listat e lojtarëve me të cilët do të startojnë në këtë ndeshje.

Kosova është lider në grup pas zhvillimit të dy ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kujtojmë se ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është  e vlefshme për kualifikimet në Ligen e Kombeve.