Një foshnje shtatëmuajshe u gjet e pajetë në shtrat me jastëk mbi fytyrën e saj në Gloucester të Britanisë së Madhe.

Emily Mikhalevska ishte e shtrirë në një shtrat për dy persona me jastëk përreth saj, transmeton Klan Kosova.

Kur babai i vogëlushes u zgjua natën, ai e gjeti të zbehtë dhe të pajetë me një jastëk mbi të. Kur mjekët u thirrën në vendin e ngjarjes, ata gjetën nënën në një gjendje shumë të shqetësuar – ajo po bërtiste.

Një ekzaminim pas vdekjes nuk zbuloi virus, ilaç apo alkool dhe asnjë dëshmi tjetër të ndonjë sëmundje që çoi në mbytje.

“Mjekët ende nuk kanë dhënë një shkak mjekësor të vdekjes dhe prandaj ka mbetur e pa konstatuar”, u tha nga policia.

Nuk ka shqetësime mbi kujdesin e foshnjës megjithëse ajo kishte lindur pak para kohës, ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk dihet nëse vdekja e foshnjës ishte aksidentale apo nga shkaqe natyrore.