Sipas organizatës joqeveritare “World Wildlife Fund” njerëzimi largon 50.200 kilometra katror pyjesh në vit.

Brenda 50 vjetëve të fundit, njerëzit kanë shkaktuar ndryshime drastike mjedisore, siç është zhdukja e kafshëve dhe zhdukja e burimeve të planetit, njofton Klan Kosova.

Fotot në këtë artikull tregojnë edhe më shumë se është koha e duhur që të ndalemi dhe të ngulim sytë në atë që kemi bërë në shtëpinë tonë.

Në këtë artikull të Bright Side që ka mbledhur fotografi nga vendet që kanë shkatërruar më shumë natyrën, nuk mund të mos ishte edhe Prishtina.

Një pulëbardhë që po ushqen të voglin e saj me cigare, por…

Një nga plazhet më të frekuentuara në Bali të Indonezisë

Një pulëbardhë rri në një fole që është bërë me mbetje plastike

Një djalë i vogël duke mbledhur plastika dhe materiale të tjera të riciklueshme në ujërat e ndotura në Indonezi

Një pjesë e një shishe plastike e mbetur në qafën e një pate

Një grua duke shikuar nga lartë Seulin, në Korenë e Jugut, e mbuluar me pluhur të imët gjatë një dite të ndotur më 6 mars 2019

30 janar, 2018. Një grua me një fëmijë duke ecur në një ajër të rëndë në Obiliq, afër Prishtinës