Aktorja Lisa Kudrow, që ka luajtur rolin e Phoebe Buffay në serialin legjendar, Friends, ka treguar se të gjithë gjashtë aktorët janë ribashkuar së fundmi.

“Ne u takuam. Privatisht. Për një darkë”, ka thënë Kudrow.

Ndonëse, kjo gjë rriti shpresat që gjashtëshen  fantastike mund ta shohim sërish në një ribashkim të mundshëm, si duket kjo nuk është e vërtetë dhe ata janë bashkuar vetëm për hatër të shoqërisë .

Por ajo ka treguar se nuk do kishte çfarë të tregonte ky serial, tani 20 vjet pas sesionit të parë.

“Gjëja që na pëlqente më shumë për Friends, është që ata ishin si familje dhe tani ata të gjithë do kishin familjet e tyre. Pra për çfarë do ta shikonim”.

Kudrow ishte pjesë e serialit Friends, së bashku me aktorët: Jennifer Aniston, Matt LeBlanc, David Schwimmer, Courtney Cox e Maththew Perry.

Ky është një ndër serialet më të ndjekura në historinë televizive, dhe prej kur ka përfunduar, në vitin 2004, fansat nga gjithë bota presin që t’i shohin të gjashtë prej tyre së bashku.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here