Trajneri i Sunderland, Sam Allardyce do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses angleze.

Sipas mediave britanike, drejtuesit e Federatës Angleze praktikisht e kanë marrë vendimin, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të bëhet në orët në vazhdim.

Bordi i FA-së e ka miratuar vendimin, ndërsa tashmë pritet vetëm ratifikimi i 61-vjeçarit si pasardhës i Roy Hodgson në krye të stolit të Tre Luanëve.

Sam Allardyce që në karrierë ka drejtuar West Ham, Newcastle, Bolton dhe Notts County, u takua me krerët e Federatës Angleze gjatë javës së kaluar, ndërsa ai fitoi garën me trajnerin e Hull City-t, Steve Bruce.

Pengesa e vetme për t’u kaluar mbetet shifra me të cilën do të dëmshpërblehet klubi i Sunderland-it, me të cilin trajneri ka edhe një vit të mbetur në kontratë, pasi gjatë sezonit të kaluar arriti të siguronte mbijetesën në Premier League vetëm në javët e fundit të kampionatit.

Të paktën deri në gjetjen e një zgjidhje që do të kënaqë të gjitha palët, në “Stadiumin e Dritës” pretendeojnë se Allardyce vazhdon të jetë trajneri i “maceve të zeza” , megjithatë drejtuesit e Sunderland-it kanë nisur të marrë masat dhe janë gati të emërojë David Moyes në krye të stolit./supersport.al

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here