Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, në konferencën për media para ndeshjes me Spanjën, konfirmoi se Gareth Bale nuk do të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të lodhjes së muskujve.

“Nuk është serioze dhe ai mund të ketë shans të inkuadrohet të martën, por do të duhet të bashkohet me ekipin po atë ditë”, është shprehur Giggs para gazetarëve.

Ylli i Real Madridit u paraqit kundër Alaves javën që shkoi dhe ka 50 për qind shanse që të paraqitet kundër Republikës së Irlandës të martën e ardhshme.

“Ne nuk duam të rrezikojmë me të, po përgatitemi për të dy skenarët për ndeshjen e Irlandës”, ka shtuar për Balen, ish-legjenda e Manchester Unitedit.