Futbollisti francez, Olivier Giroud, nuk është i interesuar të transferohet në Besiktas, pavarësisht spekulimeve se ai është duke e shqyrtuar një opsion të tillë.

Përkundër faktit që Chelsea i ka ofruar atij mundësinë për ta vazhduar kontratën edhe një vit, Giroud mund të largohet nga kjo skuadër, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Thuhet se Besiktas i ka ofruar sulmuesit një kontratë të bujshme, mirëpo ai do të vazhdojë të eksplorojë opsionet e tjera.