0b7b305b-61a8-4dba-83c6-ed59513f81c6

Në kuadër të shënimit të 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, sot në Gjakovë janë organizuar një sërë aktivitetesh të karaktereve të ndryshme, në të cilat pjesëmarrës kanë qenë nxënës të shkollave të komunës së Gjakovës.

Me këtë rast, sot është mbajtur mbledhja e dytë e Asamblesë së të Rinjve, në të cilën pas dhënies së betimit të anëtarëve, është bërë edhe zgjedhja e kryetares së komunës së Gjakovës për fëmijë, post i cili i takoi vogëlushes Diellza Thaçi .

Kryetarja e re e komunës është zhvendosur në zyrën e kryetares Mimoza Kusari – Lila, ku ka qëndruar për disa minuta, duke e zëvendësuar kështu kryetaren e re.

Ajo ka thënë se gjithmonë i ka pëlqyer kryetarja Mimoza Kusari – Lila, prandaj ndjehet fëmiu më i lumtur, për faktin se pati mundësi që për pak minuta të ulet në karrigen e saj dhe të kryej punët e saj të përditshme.

6aa4d864-0a8b-4f42-b588-d259c5cf0871

Displaying IMG_3020.JPGDisplaying IMG_3020.JPGDisplaying IMG_3020.JPG

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here