Në stadiumin “Filipi II” të Shkupit është parë një gjarpër që kishte një gjatësi prej dy metrash.

Sipas medieve maqedonase, ai ishte parë në ndeshjen e djeshme të Ligës së Maqedonisë mes Vardarit dhe Skopjes, përcjell Klan Kosova.

Vlen të përmendet që verën e kaluar, në po këtë stadium ishte zhvilluar Superkupa e Evropës mes dy gjigantëve Real Madrid dhe Manchester United, ku kishin performuar yje si Luka Modriq, Cristiano Ronaldo e Paul Pogba.