Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sot në fshatin Banjë të komunës së Skënderajt se Serbia do të vazhdojë të mbështesë serbët nga ky rajon të cilët jetojnë të rrethuar tërësisht nga shqiptarët.

Në varrezat e Shën Nikolës në fshatin Banjë, banorët e atjeshëm e njoftuan Gjuriqin dhe bashkëpunëtorët e tij  mes të cilëve ishte një ministër në qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq  me problemet të cilat përballen  rreth 200 serbë që kanë mbetur në këtë fshat pas luftës.

“Do të vazhdoni ta keni mbështetjen që e keni marrë nga Serbia deri mëq tani, të ardhurat tuaja, shteti juaj do të jetë këtu në çdo masë të mundshme me të cilat ne nuk mund të merremi” ka shtuar ai, raporton Tanjug .

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here