Nuk ka zgjidhje për çështjen e Kosovës pa marrëveshje me Serbinë.

Kështu ka deklaruar  drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën,  Marko Gjuriq  sipas të cilit  Serbia do një zgjidhje kompromisi dhe nuk do të pranojë asnjë propozim poshtërues si zgjidhje, transmeton Klan Kosova.

Ai i tha TV Pink se braktisja e djeshme e konferencës mbi politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE në Vjenë nga ana e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Serbisë  për mënyrën në të cilën u prezantua Kosova, tregon se asgjë nuk është zgjidhur./…/.,