Një gjykatë spanjolle ka vendosur sot se këngëtari spanjoll me çmime Grammy, Julio Iglesias është babai biologjik i një 43 vjeçari.

Rasti është sjellë nga Javier Sanchez Santos, i biri i ish-balerinës portugeze Maria Edite, e cila thotë se kishte një marrëdhënie të shkurtër me Iglesias në vitin 1975, njofton Klan Kosova.

Iglesias ka tre fëmijë me ish-gruan, Isabel Preysler, duke përfshirë këngëtarin Enrique Iglesias, dhe pesë të tjerë me gruan e tij të dytë.