Gjykata Supreme sot (e hënë) prapa dyerve të mbyllura ka vendosur nëse vendimet e gjykatave për kryetarët e Pustecit dhe Manastirit, Edmond Temelko dhe Vlladimir Talevski kanë qenë të ligjshme. Kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë i bëri Specialja, njohton ..

Temellko dyshohet në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore ndërsa Talevski në rastin “Transporti”.

Ai është akuzuar në marrëveshje me drejtorët e shkollave fillore ku kanë dëmtuar buxhetin me 360 ​​mijë euro, gjatë transportonit të nxënësve në qytet.

Seanca përfundoi, por vendimi nuk është marrë. Gjykatës Supreme sot kanë diskutuar edhe ligjshmërinë në lidhje me lëndën e Kryetarit të Pustecit, Edmond Themelko. PSP ka njoftuar për akuzat në rastin “Titanik” dhe është e panjohur se çfarë roli do të ketë Gjykata Supreme.

Të premten, Prokuroria Speciale dorëzoi edhe një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, për vendimin e Gjykatës Penale e cila vendosi të mos e ngrijë një pjesë të pasurisë së VMRO-së në rastin “Talir”.
I dyshuari i parë është kryetari i VMRO-së, Nikola Gruevski.

Me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, kërkohet që Gjykata Supreme të vërtetojë se vendimi i Këshillit Penal të departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Themelore Shkupi 1, me të cilin është refuzuar kërkesa e kësaj Prokurorie Publike për sigurimin e një pjese të pasurisë të një partie politike, ka qenë i paligjshëm.

Kujtojmë që Gjykata e Lartë në krye me Jovo Vangellovskin, mori vendim skandaloz dhe i hoqi paraburgimin biznesmenit Sead Koçan. Kryetari i Supremes, kumbar i ish kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, formoi staf të gjykatësve dhe Koçanin e shpëtoi nga paraburgimi në Shutkë, ndërkaq Koçan u kthye nga udhëtimi zyrtar që zgjati 2 muaj./.

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here