Diego Costa gjatë 24 orëve të ardhshme pritet të largohet prej Chelseat.

Sulmuesi spanjoll më nuk është në planet e trajnerit Antonio Contes, i cili i ka transferuar Alvaro Moratan si zëvendësues të Costas.

Futbollisti do të huazohet për një sezon te skuadra turke e Besiktasit dhe më pas do të transferohet te Atletico Madrid.

Kështu së paku shkruan gazeta britanike “The Sun”, e cila raporton se lojtari nesër do të prezantohet te kampioni i Turqisë.

Kujtojmë se Besiktas tashmë ka në radhët e veta super mbrojtësin Pepe, i cili kaloi te turqit prej Real Madridit.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here