Publikuar më: 21-12-2016

Muajt e fundit Google është ballafaquar me një trend të pazakontë dhe të sikletshëm për kompaninë: në krye të rezultateve të kërkimit shfaqeshin uebsajte neonaziste saherë që përdoruesit kërkonin fjalën holokaust.

Kompania premtoi se do të ndërmerrte masat e duhura me vullnetin e fortë për të ruajtur integritetin e algoritmave të motorit të kërkimit të cilët janë ndërtuar për të nxjerrë në pah informacionet e duhura.

Ndërsa Google tashmë ka marrë masat e duhura problemi duket më i përhapur se kaq. Gjigandi i motorit të kërkimit akuzohet për përhapjes të urrejtjes.

Një kërkim në Google “are black people smart” tregon në krye të rezultateve të kërkimit një artikull uebsajti i cili thotë se “njerëzit me ngjyrë janë race më pak inteligjente në botë.

Përkundër Microsoft Bing duket se po bën një punë shumë më të mirë dhe këtë e ka pranuar vetë editori i lajmeve në rezultatet e kërkimit, Danny Sullivan. Ai beson se ky problem vjen nga palë të jashtme të cilat përpiqen të influencojnë radhitjen e rezultateve.

Por shqetësimi kryesor i kritikëve është perceptimi i rezultateve të Google nga të rinjt të cilët vitet e fundit shohin një besim në rritje ndaj sajtit.

Një raport i autoritetit Britanik të komunikimeve elektronike, Ofcom, muajin e kaluar tregonte se 30% moshave 12-15 vjeç kërkimin e informacioneve rreth botës ia faturojnë Google.

Në rastin e holokausit, kur përdoruesit kërkonin në Google në krye të rezultateve të kërkimit shfaqej një artikull me titull “10 arsye pse holokausti nuk ka ndodhur në të vërtetë.” (PCWorld  )

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here