Ndërsa Google Drive është një prej shërbimeve më të mira cloud, duke filluar nga 28 Qershori do të jetë akoma edhe më i dobishëm.

Përdoruesit do të mund të ruajnë një kopje rezervë të hardiskut të tyre në shërbimin cloud. Për këtë u duhet të shkarkoni dhe instaloni Backup and Sync për kompjuterin tuaj Windows ose Mac kur të lançohet.

Sapo të jeni kyçur me llogarinë tuaj mund të përzgjidhni cilët skedarë dëshironi të ruani në cloud dhe të qaseni tek to përmes pajisjeve të tjera.

Por në mënyrë që kjo të funksionojë duhet hapësirë në Google Drive. Ky i fundit ofron vetëm 15 GB falas ndërsa hapësira 1 Terabajt kushton 100 dollar në vit.

A mendoni ta përdorni Google Drive për të ruajtur skedarët e kompjuterit tuaj? ?/PCWorld  

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here