Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid për t’iu bashkuar klubit të ardhshëm te Jose Mourinho-s pasi që ky i fundit e kishte paralajmëruar për rrezikun që ta humbë mundësinë e të fituarit të Ligës së Kampionëve, sipas raportimeve të Don Balon.

Kampioni i botës me Francën duket që edhe sivjet do të mbetet pa ndonjë trofe pasi që janë eliminuar nga Liga e Kampionëve si dhe janë larg Barcelonës në garën për titullin e La Ligës.

NDërkaq tani, ish-trajneri i Real Madridit dhe Manchester United-it i ka thënë 28 vjearit që atij po i kalon koha pa arritur ta fitojë trofeun e cmueshëm të Ligës së Kampionëve, dhe se ai ka shprehur gatishmërinë që ta transferojë te klubi i tij i ri.