Memphis Grizzlies kanë fituar ndaj San Antonio Spurs me rezultat 96-86 në kuadër të NBA-së.

Marc Gasol me 26 pikë e 14 kërcime ishte më i miri te Grizzlies, ndërkaq Marco Belinelli dhe Bryn Forbes patën më së shumti pikë te skuadra nga Teksasi, vetëm 14 sosh.

Kështu, Grizzlies arritën fitoren e 19-të ndërkaq Spurs humbjen e tyre të 18-të në këtë edicion.