Takimi i parë i liderëve të partive parlamentare pozitë e opozitë, është mbajtur sot në një nga sallat e kuvendit të Kosovës.

Takimi u mbajt me dyer të mbyllura, e aty morën pjesë liderët e partive politike në Kosovë, duke përfshirë LDK, PDK, AAK , Nisma dhe Vetëvendosje.

Ky takim është iniciuar nga komisionari i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi, Johanness Hahn, të cilit iu bashkëngjit edhe shefi i BE-së, për Kosovën, Samuel Zhbogar.

“Isha shumë i qartë se pa zgjedhjen e punës së demarkacionit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim vizash. Pra është e domosdoshme që të bëhet një marrëveshje për këtë. Iu bëra thirrje të gjitha partive që të marrin pjesë në një mënyrë konstruktive për zhvillimin e vendit” ka deklaruar pas takimit, Hahn.

Njëkohësisht ai bëri thirrje opozitës që të respektoj rezultatin zgjedhor.

Ndërsa, sa i përket bisedimeve përgjatë këtij takimi nuk janë deklaruar asnjë nga liderët pjesëmarrës.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here