Kryeministri Ramush Haradinaj është treguar mjaft i drejtpërdrejtë ndaj akuzave të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, duke i thënë se “ka ngelur i papunë”.

“Tani Albin Kurti duket se ka mbetur i papunë. E kuptoj gjendjen në të cilën ndodhet ai, kur nuk ka kauza dhe ka aq shumë probleme partiake”.

Reagimi i kryeministrit vjen pas akuzave të Kurtit, i cili kishte thënë se Ramush Haradinaj është kryeministër i marrë me qira nga Hashim Thaçi, dhe se duhet te jap dorëheqje.

Këto komente i pari i Vetëvendosjes i bëri gjatë tryezës me partitë politike, të cilën e kishte thirrë vetë ai.