Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se kush mendon që merr tokë prej Kosovës, gabon, njofton Klan Kosova.

Pas mbledhjes së dy Qeverive shqiptare, Haradinaj foli rrugën e Kombit por edhe për ndarjen e Kosovës.

“Taksa e rrugës 5 euro është bërë e madhe, unë e kam një shqetësim më të madh. Mundësinë që të përmbyllet rruga. I takon Ramës që ta përmbyllë rrugën e Kombit, dhe kjo është një kërkesë legjitime e qytetarëve të Kosovës”.

“Kush mendon që merr tokë prej Kosovës e ka gabim. Asnjë metër e Kosovës nuk merret më. A ke Ramush, a ke Thaçi, a kushdo tjetër, gabon rëndë”.

“Kjo është tokë e shqiptarëve e lame me gjak. Ne e kemi marrë vendimin më 17 shkurt, nuk na shtyu askush me zor. Është pëlqyer është përkrahur. Kur është Serbia gati të na njohë mirësevjen”.