Mesfushori i përfaqësueses kosovare, Herolind Shala, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën e famshme norvegjeze Valerenga.

Ai është shprehur i lumtur që ka arrit të bëhet pjesë e një klubi të madh siç është Valerenga, transmeton Klan Kosova.

“Valerenga është një klub i madh që ka ambicie të mëdha. Unë kam ardhur këtu sepse besoj se mund të fitojmë diçka dhe ky është qëllimi im”.

Gjithashtu edhe drejtori sportiv i kësaj skuadre, Jorgen Ingebrigtsen, ka thënë se është shumë i gëzuar që e ka arrit ta përvetësoj futbollistin kosovar.

“Herolindi është një futbollist shumë i shkathët i cili luan në disa pozita. Jemi shumë të lumtur që pas një kohe të gjatë negociatash kemi arritur ta bindim të nënshkruajë me ne”.

“Shala ka përvojë të madhe dhe për ne është emocionuese ta shohim me fanellën tonë të kaltër”.