Një pasagjere e pamatur e vonoi një fluturim aeroplani për dy orë pasi hodhi monedha hekuri në motorin e aeroplanit “për fat të mirë”.

Gruaja, e njohur vetëm si zonja 66-vjeçare Yang, është mbajtur për 10 ditë nga policia në aeroportin ndërkombëtar Hohhot Baita në Mongoli pas këtij incidenti.

Kjo ngjarje i detyroi të gjithë udhëtarët që të evakuohen nga aeroplani i vendosur në qytetin Chifeng.

Yang hodhi gjashtë monedha në motorin e aeroplanit teksa po hipte në të përmes shkallëve të jashtme. Anëtarët e ekuipazhit e kanë parë dhe e kanë lajmëruar policinë, të cilët më pas gruan në fjalë e kanë marrë në mbajtje për 10 ditë.

Gjithë gjashtë copa të monedhave janë gjetur dhe pas dy orësh është realizuar fluturimi i planifikuar.