Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka folur për sukeset dhe përpariminm që Kosova e ka arritur në ekonomi gjatë qeverisjes së kaluar .

Ai ka bërë të ditur se edhe për rritjen e buxhetit në 2 miliardë kishte pasur dyshime dhe kundërshtime nga kolegët ministra dhe nga analistë të ekonomisë, por se ky buxhet sot ka arritur të zbatohet.

“Borxhi i Kosovës është ndër më të voglat, vetëm 14 përqind e bruto produktit të Kosovës është borxh krahasuar me vendet në rajon”.

“Gjatë dy vjetëve kemi inkasuar rreth 400 milionë euro më shumë përmes politikave të ndryshme ekonomike dhe fiskale që kemi ndërmarrë”, tha Hoti në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Jam i bindur që në buxhetin e vitit 2019, në mes të mandatit tjetër qeverisës, mund ta përgatisim në 3 miliardë euro, dhe se në mes të mandatit mund të dorëzohet një buxhet i tillë”.

Hoti beson se me politikat e parapara dhe me rritjen e ekonomisë që ka Kosova, lehtësisht kah mesi i mandatit mund të arrihet ajo që është premtuar.

Ai tha se ekonomia e Kosovës është rritur trefish më shumë në vitet 2015-2016 se sa në gjendjen që ata e kishin gjetur.

“Shteti ka vjelë rreth 400 milionë euro taksa, ka gjeneruar 40 mijë vende të reja të punës”.

Ndër të tjera, Hoti përmendi se ata kanë të gatshme pakon e dytë fiskale dhe u shpreh i bindur se në fillim të mandatit do të hapet një perspektivë krejt tjetër për prodhuesit vendorë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here