hotissss

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka deklaruar të hënën se reformat në fushën fiskale që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në këto dy vitet e fundit, përveç që kanë krijuar një ambient dhe insentiva të mira për zhvillimin e biznesit, ato kanë ndikuar edhe në gjenerimin më të mirë të të hyrave.

Këto komente ai i bëri në forumin “Tregtia dhe investimet në Kosovë – Treg me mundësi të mëdha”, të organizuar nga Oda Ekonomike Austriake, i cili po mbahet në Vjenë, ku po ashtu tha se Kosova ka një sistem të thjeshtë dhe me norma të ulëta tatimore.

Në këtë forum po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i afaristëve dhe kompanish austriake si dhe përfaqësues të kompanive kosovare.

Sa i përket reformës fiskale ministri i Financave tha se Qeverisë e Kosovës, përmes ndryshimit të pakos fiskale ka bërë të mundur që sistemi  tatimor në vend njëkohësisht të jetë mbështetës për sektorin privat por edhe ende të gjenerojë të ardhurat e nevojshme për të financuar aktivitetet thelbësore të qeverisë .

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here