Houston Rockets ka kaluar në epërsi prej 3:2 ndaj Golden State Ëarriors në serinë e finaleve të Konferencës Lindore në NBA.

Vendësit fituan me rezultat 98-94 në shtëpi, por kësaj radhe u udhëhoqën nga 24 pikët e Eric Gordon, ndërkaq Chris Paul shtoi 20, bahskë me Harden që pati 19 sosh.

Në anën tjetër, te Ëarriors më i miri ishte Kevin Durant me 29 pikë, përcjellë nga Klay Thompson, me 23, dhe Curry me 22.

Tani, skuadrës nga Teksasi i nevojitet vetëm një fitore që ta rrëzojë kampionin në fuqi të NBA-s.