Nëse kamera e P10 identifikon më shumë se një person përpara sensorit automatikisht aktivizon modalitetin me kënd të gjërë.

Por edhe kamerat e pasme kanë me çfarë të krenohen, falë teknologjisë 3D e cila rrit performancën e foto portreteve.

Megjithatë analistët shprehen skeptikë kur thonë se modeli i ri është një përmirësim i vogël krahasuar me modelin e vitit të kaluar. Prodhuesi Kinez aktualisht është prodhuesi i tretë në botë dhe brenda 2018-ës kërkon të jetë numri 2 në këtë industri.

Kompania shiti 139 milion telefonë vitin e kaluar sipas firmës analitike IDC, një rritje me 30% nga viti në vit. Me fjalë të tjera Huawei zë vendin e dytë me 9% të tregut pas Apple me 15% dhe Samsung 21%.

Huawei P10

P10 vijon aleancën me Leica, një prodhues gjerman të sensorëve fotografikë. Ashtu si P9, edhe P10 ka dy kamera të pasme të cilat të kombinuar krijojnë një imazh me madhësi 12 megapiksel ose foto monokromatik 20 megapiksel.

Por fokusi i Huawei në fotografik me këtë model nuk përfundon këtu. Kompania ka integruar softuerin e zhvilluar në bashkëpunim me GoPro i cili krijon libra fotografik dhe video automatikisht.

Skaneri i shenjave të gishtërinjve është zhvendosur në pjesën ballore të telefonit. Modeli standart P10 ka ekran 5.1 inç 1080p ndërsa P10 Plus ka ekran 5.5 inç. P10 fuqizohet nga procesor Huawei Kirin 960 me tetë bërthama dhe 4GB RAM. Bateria vjen me kapacitet 3,200 mAh.

Modeli standart P10 kushton 649 Euro ndërsa Plus 699 Euro me Android 7.0 Nougat. /PCWorld  

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here