Emri i Bratisllav Dikiqit i arrestuar sot në Podgoricë, si i dyshuar për sulm ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi nuk është i panjohur në Kosovë.

Ish- shefi i xhandarmërisë serbe kishte ndërhyrë edhe në zgjedhjet serbe që po mbaheshin në Kosovë më katër nëntor të vitit 2013, raporton Kosova Press.

Ai në atë kohë, që mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë serbe, ishte akuzuar nga partitë opozitare se kishte vendosur eksploziv në disa vendvotime në mënyrë që t’i ndërpriste zgjedhjet.

Këto akuza i kishte mohuar Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë duke thënë se të gjithë ata që kanë shkaktuar dhunë do të ndiqen penalisht.

Bratisllav Dikiq është arrestuar mbrëmë në Podgoricë së bashku me 19 persona tjerë të gjithë shtetas të Serbisë me akuzën për sulme terroriste ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi.

Se si vepronte Dikiq gjatë kohës sa ishte në xhandarmërinë serbe në veri të Mitrovicës më 4 nëntor të vitit 2013 mund ta shihni videon më poshtë, njofton Kosova Press:

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here