Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, do të largohet nga skuadra italiane Inter Milan.

Mediat italiane raportojnë se futbollisti 26 vjeçar do ta bëjë këtë veprim gjatë verës së këtij viti, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Edhe më parë është raportuar se Icardi është i pakënaqur në Inter dhe tani duket se kësaj marrëdhënie i ka ardhur fundi.