Suplementet e glukozaminës, të njohura si ilaçe për dhimbjen e nyjeve, mund të ulin rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare (CVD), sugjeron një hulumtim i ri.

Gjetjet e publikuara në British Medical Journal (BMJ) vijnë nga analiza e pothuajse gjysmë milioni njerëzve në Britani të Madhe.

Pothuajse një në pesë prej 466,039 pjesëmarrësve thanë se përdorën glukozaminën.

Përdoruesit e këtij ilaçi kishin më pak gjasa të zhvillonin sëmundje të zemrës dhe arterieve, ose të vdisnin nga këto gjendje.

Rezultatet sugjerojnë një përfitim të mundshëm, por ka nevojë për testime të mëtutjeshme.