Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një ilaç të ri, i cili premton të revolucionarizojë mënyrën e nxirjes së trupit.

Ilaçi imiton dritën e diellit, duke e nxitur lëkurën të prodhojë pigmentin melaninë, që jep efektin e nxirjes në plazh pa dëmtimin e rrezeve ultravioletë.

Aktualisht janë kryer një sërë testesh të minjtë dhe në kampione lëkure.

Ekipi i ekspertëve të spitalit “Massachusetts General Hospital” mendon se ky ilaç do te funksionoj edhe tek leshkuqet, te cilët zakonisht vetëm skuqen kur dalin ne diell.

Ata shpresojnë që ky medikament do të parandaloj kancerin e lëkurës madje edhe të ngadalësoj plakjen e saj.

Doktori David Fisher i ka thënë se efekti nxirës është mjaft i fuqishëm.

Hulkumtuesit e kanë bërë të qartë se qëllimi i tyre nuk është krijimi i një produkti kozmetik. Ideja lindi nga mungesa e progresit në raport me kancerin e lëkurës, ndaj dhe kërkojnë që krijimi i tyre të shihet si ilaç, duke qenë se melanina e prodhuar prej tij arrin t’i bllokojë rrezet e dëmshme ultravioletë.

Për rezultat maksimal, megjithatë, mjekimi me shumë gjasë do të duhet të kombinohet edhe me kremra kundër diellit.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here