Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar peshëngritësin Briken Calja i cili është kampionë i trefishtë i Europës, me titullin e lartë “Kalorësi i Skënderbeut”.

Meta i ka vlerësuar lartë arritjet e kampionit Calja duke thënë se sportistët si ky i fundit janë të nderuar pavarësisht nevojave dhe pengesave që kanë pasur gjatë rrugëtimit të tyre, njofton Klan Kosova.

“Ndihem i nderuar me këtë vlerësim. Faleminderit Presidentit, familjes dhe sportistëve”, ka shtuar Calja.