Jeni një ëndërrimtar kreativ me një ide apo një sipërmarrës i ardhshëm? Akademia Kreative e cila do të organizohet në qytetin e bukur Durrësit në datat 21-22 Tetor është një shans i artë për tu inspiruar nga histori suksesi dhe takuar njerëz të rinj dhe partnerë potencialë për biznesin tuaj.

ICTSMedia, në kuadër të projektit “Mbështetja e sipërmarrësve krijues dhe zhvillimi i sektorit të industrive krijuese“, financuar nga SlovakAid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës Sllovake – në bashkëpunim me partnerët Sllovak dhe Universitetin POLIS do të organizojë më datë 21-22 Tetor 2019 në Durrës në Hotel Albanian Star, Akademinë e Tretë Krijuese për studentet dhe sipërmarrësit e rinj nga fusha e industrive kreative.

Këto dy ditë do të jenë të mbushura me punëtori dhe diskutime, të cilat mund te ndihmojnë të interesuarit në idetë e tyre sipërmarrëse.

Kësaj akademie do ti bashkohen ekspertë Sllovakë të industrisë kreative si Michal Laco – mbështetës startupesh duke i ndihmuar të përmirësojnë idetë e tyre; Zora Jaurova – organizatore e forumit Industritë Kreative; Kristina Korcekova – menaxhere e një akseleratori startupesh dhe Daniel Straka – mbështetës i shkencëtarëve Sllovakë për zgjerimin e potencialit të tyre.

Çdo student apo sipërmarrës i ri i cili dëshiron të përmirësojë më tej aftësitë e tij sipërmarrëse dhe të mësojë nga profesionistë në botën e startupeve dhe industrive kreative ftohet të klikojë në këtë lidhje https://cutt.ly/teiqYgo dhe plotësojë fushat e kërkuara

Aplikimet për tu bërë pjesë e Akademisë Kreative do të jenë të hapura deri më datë 14 Tetor 2019. Pjesëmarrja do të jetë e lirë së bashku me udhëtimin nga Tirana, akomodimin dhe ushqimin.

Bashkohuni me ne në Durrës në datat 21-22 Tetor.  

LEXO EDHE:  Uplift Albania, një akselerator për startupet inovative të rajonit