Inter po planifikon që t’ia zgjasë kontratën Sebastiano Espositos edhe për një vit në mënyrë që ai të mbetet në “San Siro” deri më 2020, sipas Calcio Mercato-s.

Manchester City dhe Paris Saint-Germain po e përcjellin nga afër sulmuesin 16 vjeçar i cili pritet të ketë një të ardhme të ndritshme, shkruan Goal.

Sidoqoftë, Zikaltrit nuk planifikojnë që ta shesin lojtarin i cili debutoi sivjet për klubin në Ligën e Evropës.