Inter duket se do të vazhdojnë me synimet e tyre për ta transferuar mbrojtësin e Manchester United, Matteo Darmian, dhe pritet të kthehen për të në janar, sipas The Sun.

Ata ishin munduar ta huazojnë italianin gjatë verës, por ishin refuzuar nga Djajtë e Kuq, dhe më pas kishin kthyer vëmendjen kah Sime Vrsaljko, i cili nuk ua ka mbushur syrin Zikaltërve.

Kështu, italianët thuhet ta kenë lart në listën e dëshirave ish-futbollistin e Torinos, të cilin do të provojnë ta marrin në afatin kalimtar të janarit.