Ivan Perisic është i gatshëm të nënshkruajë kontratën e re me Interin.

Sipas raportimeve të fundit sulmuesi kroat ka arritur marrëveshjen ndërsa Interi pritet t’i vendosë mbi tavolinë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022 me një pagë që kap shifrën 4.5 milionë euro në sezon, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Mirror”, Interi i trembet një oferte joshëse të Manchester United dhe për këtë në kontratën e re nuk përfshihet asnjë klauzolë largimi për klubet nga Premier League.

Kujtojmë Manchester United pati një interesim të madh për Perisic, por në fund kroati zgjodhi të qëndrojë në Itali.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here