Derisa këngëtarja e njohur Jennifer Lopez po jepte një intervistë, ajo është ndërprerë pas një puthje që i ka bërë Alex Rodriguez.

Intervista u ndal për pak, kur ish lojtari i New York Yankees, u përvodh nga pas dhe puthi 47 vjeçaren në faqe .

“Shfaqje e mirë baby” tha ai.

E më pas Lopez, tha: “ Ai është më i miri. Ai është i lezetshëm”.

Dyshja është përfolur për lidhjen e dashurisë muaj më parë, e sipas Lopez gjithçka po ju shkon për së mbari.

“Gjithçka është në rregull. Jam e lumtur, shumë e lumtur. Ai është burrë i jashtëzakonshëm. Po kalojmë kohë shumë të mira, jemi të bekuar. Kemi jetë madhështore, fëmijë madhështor. Po jetojmë secilën minutë të jetës”, ka shtuar ajo.

Kjo është puthja që dha Rodriguez gjatë intervistës:

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here