Dega e Partisë Demokratike në Gjilan konsideron se projektet që po realizohen nga qeverisja komunale në këtë qytet, janë investime të kota, me cilësi të dobët, kosto të lartë dhe humbje të mëdha financiare.

“Komisionet profesionale kanë dështuar plotësisht në mbikëqyrjen e implementimit të projekteve kapitale, sipas kontratave me operatorët ekonomik dhe si pasojë po shkojnë krejt në dëm, qindra mijëra euro nga buxheti komunal dhe nga taksapaguesit gjilanas”.

“Është trishtuese kur e sheh se si po ndodhë asfaltimi i rrugëve nëpër qytet dhe fshatra e komunës, e sidomos është për të mos i besuar syve se çka po shohim ne dhe qytetarët e Gjilanit, me asfaltimin e rrugës së Bujanocit, ku ende pa përfunduar asfaltimi menjëherë ka filluar prishja e saj, ani pse po shpenzohen mbi 900 mijë euro për këtë projekt”.

gjl bu

Sipas PDK-së, “për kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri edhe ky projekt me këtë cilësi mund të quhet si punë e hajrit, por për qytetarët e komunës këto projekte që po realizohen janë punë për hajgare. Me një fjalë, këto punët e hajrit po i ngjajnë punëve të hajnit” .

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here