Shkup, 19 qershor – 2017

Nëse shqiptarët janë të përfaqësuar në dikasterin e Punëve të Jashtme sipas përfaqësimit të Marrveshjes Kornizë të Ohrit, kjo nuk korespondon me numrin e atyre diplomatëve që kanë përfaqësuar Maqedoninë. Ish Ambasadori Nano Ruzhin, për . thotë se në Maqedoni ka kuadër të mirë të shqiptarëve që janë të përgaditur, që dijnë gjuhë dhe e dijnë se si funksionon NATO dhe EU, por përfaqësimi i tyre është ndaluar.

“Sipas të dhënave të mia, si përfaqësues për një kohë të gjatë në diplomaci, di që, sipas MO-së, pesonat si pjesë e diplomacisë përfshihen sipas principit, ku një numër i madh i tyre kanë qenë të kufizuar. Ku Marrveshja e Ohrit parasheh 23 përqind të përfaqësimit të shqiptarëve, në “makinerinë” diplomatike, si kuadër që do ta përfaqësojë Republikën e Maqedonisë. E para, dua të them, duke u bazuar nga përvoja ime dhe nga periudha e kohës time, kam respekt të madh që kanë bërë miqtë e mi si ambasadorë, konsul dhe si sekretarë të parë dhe të dytë. Këta janë përfaqësuar si diplomat jashtë shtetit të Maqedonisë, dhe sot, ekziston një përqindje e mirë që shqiptarët punojnë në dikasterin e punëve të jashtme dhe një pjesë e tyre është dërguar, megjithatë ka një problem të madh dhe ai quhet Gjorgje Ivanov, në bazë të problemit të mos shqetësimit të BDI-së. Numër i madh i kuadrove nga pala shqiptare ka qenë në pozitë të përfshihen nga i pari i vendit Presidenti Ivanov dhe kjo nënkupton diskriminim shumë të madh nga ana e tij, por në anën tjetër përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në diplomaci me shumë sukses i kryejnë detyrat e punëve të jashtme bazuar në gjuhë, mentalitet, religjion, pra kanë përparësi”, thotë Ish Ambasadori Nano Ruzhin, për ..

Ai ngre një dilemë se ish Ministri i Punëve të Jashtme ka penguar procesin e punës, në rastin kur Maqedonia është përfaqësuar me shqiptarë. Duke penguar punën e tij dhe duke mos respektuar rolin e tij si diplomat.

“Diplomacia Maqedone sipas njohurive të mia, di që një pjesë e diplomatëve nuk kanë qenë të respektuar nga Ministri i mëparshëm i punëve të Jashtme, për shumicën ka qenë synimi në NATO dhe BE, dhe nuk është treguar respekt për punën dhe synimet e tyre, te komuniteti shqiptar në maqinerinë e diplomacisë së Republikës së Maqedonisë. Për këtë, duhet të jepet llogari, por shpresoj që Ministri i ri i Punëve të Jashtme të gjejë mekanizëm që do të mundësojë që shqiptarët, ambasadorët të dërgohen në vende relevante të botës, ku Maqedonia përfaqësohet”, tha Ish Ambasadori Nano Ruzhin, për ..

Nga ana tjetër, të njejtin mendim ndan edhe ish Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Republikën arabe të Egjiptit,Agim Leka. Ky ka përfaqësuar vendin nga viti 2004 – 2009.

“Të neglizhuar nga subjektet politike shqiptare dmth shqiptarët kanë qenë më të neglizhuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, që të njihen më për së afërmi me gjendjen, strukturimin dhe përfaqësimin e shqiptarëve brenda kësaj ministrie, nuk kanë qenë të interesuar, por gjatë këtyre 25 viteve edhe kur kanë qenë të interesuara kanë hasur ose janë përballur me pengesa të ndryshme, që ky numër të mos jetë në atë nivel që duhet, konform Marrveshjes Kornizë të Ohrit, por mbaj mend se u arrit një përfaqësim më i denjë gjatë viteve 2004 – 2006, kur bashkëqeversite BDI dhe LSDM, pastaj kur e vazhdoi qeverisjen BDI me VMRO-në, në vitet 2008 e këndej politika kadrovike pothuajse zhvillohej nga partia e VMRO-së. Pas zgjedhjeve presidenciale, ku BDI, për arsye të saj politike, nuk e pranonte Presidentin edhe më shumë u komplikuan gjërat edhe prej atëherë nuk kishte emërim ambasador shqiptarë në ndonjë përfaqësim diplomatik konzulore ose shkurt PDK, sepse që të emërohet një ambassador, qoftë i karrierës, qoftë politik, ju e dini se duhet ta marrë pëlqimin edhe nga Presidenti i Republikës, kjo punë u pezullua e gjitha, ata që ishin filluan të kthehen. Sa kam informacion unë është vetëm një shqiptar në PDK dhe atë në Danimarkë, ndërsa të gjithë të tjerët nuk janë të përfaqësuar nga shqiptarët të rangut të Ambasadorit apo zëvendës ambasadorit”, tha ish Ambasadori Agim Leka, për ..

Ai shton se shqiptaërt kanë kuadro të të përgaditur, për ambasadorë, ku edhe tregon përvojën e tij si ambasaor në Egjipt.

“Unë jam propozuar nga Partia Politike BDI, në vitin 2004 dhe përderisa ishte Bdi me LSDM, përfaqësimi i shqiptarëve ishte në shkallë të kënaqëshme, pastaj me ardhjen e VMRO-së me PDSH-në, u vështirësua shumë komunikimi dhe praktikisht erdhi në një pikë të disfunksionalitetit të madh, që nuk guxon të ndodh, që ambasada të mos ketë komunikim të mirë me ministrinë e jashtme, duke biseduar edhe me kolegë të tjerë hasnim në obstruksione të ndryshme nga Ministria dhe na e vështirësonin punën në atë masë duheshte të dukemi ose të pasuksesshëm ose të jepnim dorëheqje që para kohe të përfundojmë mandatin. Kjo vjen si pasojë e asaj që nuk bëhet fjalë për përfaqësim të drejtë si ambasador, por edhe në vertikalitet në gjithë ministritë, nuk janë të përfaqësuar shqiptarët, drejtë, nëpër dikasteret e ndryshme të ministrisë, kur nuk kemi përfaqësues në këto dikastere hasemi në bllokada, ku nuk mund të dilet i suksesshëm ashtu siç duhet”, tha ish Ambasadori Agim Leka, për ..

Ai ndjehet optimist se shpreson dhe uron se me emërimin e zëvendës ministres për marrëdhëniet e jashtme, profesoreshës Arta Toçi, gjërat do të ndryshojnë dhe të marrin një kthesë pozitive.
Delvina Kërluku
..com

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here