Leonardo DiCaprio, është një ndër aktorët më të paguar dhe më të njohur në botë.

Natyrisht si shumë aktorë të tjerë edhe DiCaprio, ka asistent që merren me punët e tij .

Njëra nga asistentet e tij ishte edhe Kayce Brown që ka treguar se të jesh asistente e DiCaprios nuk mund të quhen punë, në kuptimin klasik të fjalës.

Ajo i ka shërbyer atij gjatë vitit 2002 përderisa ai po filmonte enne filmin “Catch Me if You Can”. Ajo vazhdoi të jetë pranë tij edhe teksa DiCaprio xhironte filmin “The Aviator”, meqë rast ajo udhëtoi për në Kanada së bashku me të.

Por si ishte që të punoje për një ndër aktorët më të mirë në botë?

“Leo dhe unë gjithmonë argëtoheshim në set. Neve na pëlqente shumë që t’i shikonim njerëzit se si luanin me karakteret e tyre, si ndryshonin aksent”.

“Ai nuk është fare mendjemadh, atij i pëlqen shumë që të tregojë histori”.

Përderisa kaloi shumë kohë me DiCaprion, ajo mësoi shumë gjëra për të. Si përshembull, sa shumë i pëlqente privatësia si dhe ai njëherë i kishte thënë se i pëlqen shumë Halloëeen pasi mund të maskohet e njerëzit të mos e njohin.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here